Tabaku: Ushqimet dhe qiraja marrin 80% të të ardhurave, një apartament kushton 20 vite të ardhura

Tabaku: Ushqimet dhe qiraja marrin 80% të të ardhurave, një apartament kushton 20 vite të ardhura

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar përkeqësimin e kostos së jetesës dhe rritjen e papërballueshme të çmimeve të banesave, duke deklaruar se familjet shqiptare po mbeten pothuajse pa asnjë hapësirë financiare për shëndetin, arsimimin e fëmijëve apo kursimet. Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se një banesë standarde në Tiranë kushton sot sa 18–20 vite të ardhura të plota të një familjeje. “Jo 20 vite jetë normale, por 20 vite të ardhura të plota, sikur familja të mos kishte për të paguar ushqimin, shëndetin, shkollimin e fëmijëve apo kujdesin për prindërit”, shkruan ajo. Sipas deputetes demokrate, situata është po aq e rëndë edhe për familjet që jetojnë me qira. Një familje me dy paga mesatare mund të shpenzojë rreth 40% të...