Shpërthen tritoli në Shënkoll, lënda plasëse u vendos në murin e banesës së 73 vjeçarit
Një sasi lënde shpërthyese është vendosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në fshatin Shënkoll. Policia njofton se lënda plasëse u vendos në murin rrethues të banesës së një 73 vjeçari. Nga shpërthimi, u shkaktuan vetëm dëme materiale. “Rreth orës 04:00, në fshatin Shënkoll, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit M. D., 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Burimi:
vizionplus.tv