Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Si vepron mafia shqiptare në Amerikën Latine?

Tre faktorë kryesorë favorizuan shndërrimin e Ekuadorit në një bazë të rëndësishme për për mafian shqiptare dhe klanet e tjera ballkanik, dobësia institucionale dhe korrupsioni, kontrolle ende të brishta kundër pastrimit të parave, si dhe rritja e fortë e prodhimit dhe kërkesës për kokainë në Evropë. Gjatë 15 viteve të fundit, tregu evropian i kokainës është katërfishuar. Ndërkohë, Amerika Latine është bërë gjithnjë e më e rëndësishme në zinxhirin e trafikut të drogës, nga prodhimi dhe përpunimi deri te transporti dhe pastrimi i parave. Rreth vitit 2009, shqiptarët e parë mbërritën në Ekuador, duke ndjekur interesat e organizatës italiane ‘Ndrangheta’ për të siguruar drejtpërdrejt kokainën nga Kolumbia dhe për ta trafikuar drejt Evropës. Qendra kryesore u bë Guayaquil, qytet portual me një infrastrukturë të madhe...