Tërmet i fortë në Kolumbi, ndërtesa të shembura dhe persona të lënduar

Tërmet i fortë në Kolumbi, ndërtesa të shembura dhe persona të lënduar

Një tërmet i fortë ka goditur këtë të hënë Kolumbinë. Raportohet se forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 7.4. Si pasojë e tërmetit raportohet se ka patur dëme materiale dhe disa persona të lënduar. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti kishte një thellësi prej rreth 115 kilometrash. Agjencia Gjeologjike e Kolumbisë raportoi se epiqendra ndodhej në provincën Chocó, në bregdetin e Paqësorit. Tërmeti u ndje fuqishëm në Bogotá dhe Cali, ndërsa lëkundjet u raportuan edhe në vendet fqinje, përfshirë Venezuelën, Ekuadorin dhe Panamanë. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) bëri të ditur se nuk ishte lëshuar paralajmërim për cunami.