‘PD me në krye Berishën drejt shuarjes’, Spaho: E ardhmja i takon atij që do të guxojë ta sfidojë

‘PD me në krye Berishën drejt shuarjes’, Spaho: E ardhmja i takon atij që do të guxojë ta sfidojë

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka deklaruar se rrethe të brendshme në PD kanë dhënë alarmin se kjo forcë politike me Sali Berishën në krye po shkon drejt shuarjes. Spaho thekson se, PD ka që nga viti 2022 që po vrapon drejt shuarjes dhe arkitekti i shuarjes është Sali Berisha pasi sipas tij vuri interesat personale mbi ato të partisë.; Ish-nënkryetari thekson se sot ne PD dominojnë ata qe Berisha nuk u ka lënë gjë pa ju thënë dhe reciprokisht edhe ata nuk kanë lënë gjë pa i thënë Berishës. Sapho nënvizon se, asnjë prej tyre nuk i beson Berishës, madje as Flamur Noka pasi ka parë nga afër gjithë prapaskenat se çfare ka ndodhur në PD gjatë 4 viteve tëfundit. Në PD...