Tirana përvëlohet/ Braçe zbulon shkakun: Europa kërkon të heqë asfaltin dhe betonin, ne e shtojmë
Teksa Tirana po përballet me temperatura të larta, deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësimin për ndikimin që sipërfaqet e asfaltuara dhe betoni mund të kenë në temperaturat urbane. Në një postim në Facebook, Braçe argumenton se përdorimi i gjerë i asfaltit dhe betonit kontribuon në rritjen e nxehtësisë në qytet. Ai sjell në vëmendje edhe politikat që po diskutohen në disa vende europiane për reduktimin e sipërfaqeve të tepërta të betonizuara dhe asfaltuara dhe kthimin e tyre në hapësira të gjelbra. Sipas tij, pemët dhe sipërfaqet e gjelbra mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zbutjen e temperaturave në zonat urbane. Braçe shprehet kritik ndaj mungesës, sipas tij, të masave të mjaftueshme për reduktimin e efektit të nxehtësisë në kryeqytet. Deputeti ka komentuar...
Burimi:
ntv.al