Zjarr i përmasave të mëdha në Klos, flakët afrohen drejt banesave

Zjarr i përmasave të mëdha në Klos, flakët afrohen drejt banesave

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Kujtime, në Njësinë Administrative Kurdar të Bashkisë Klos. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur në disa sipërfaqe me barishte dhe më pas është përhapur në një zonë më të gjerë. Flakët kanë dëmtuar disa mullare me bar dhe pemë frutore, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe një sipërfaqe pyjore pranë fshatit. Situata mbetet problematike për shkak të afrimit të flakëve me zonat e banuara. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Klos, banorë të zonës dhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për kufizimin dhe shuarjen e zjarrit. Banorët kanë kërkuar shtimin e forcave në terren, duke vlerësuar se përhapja e flakëve përbën rrezik për banesat. Ndërkohë, Policia ka nisur...