‘Kosova është rreshtuar me Ukrainën që nga dita e parë’/ Bajraktari: Presidentit Zelensky duhet t’i vijë turp
Aktivisti i çështjes shqiptare në SHBA, Harry Bajraktari, ka reaguar ashpër ndaj Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, lidhur me qëndrimet e tij ndaj Kosovës. Në një postim në Facebook, Bajraktari shprehet se Kosova ka qenë në krah të Ukrainës që nga nisja e luftës dhe kritikon Zelenskyn për atë që e konsideron si qëndrim të padrejtë ndaj pavarësisë së Kosovës. Ai thotë se postimin e ka shpërndarë edhe në rrjetin X, duke bërë tag Zelenskyn dhe zyrtarë të lartë amerikanë. Postimi i plotë: Presidentit Zelensky duhet t’i vijë turp. Kosova është rreshtuar me Ukrainën që nga dita e parë e luftës, sepse populli ynë e di se çfarë do të thotë të jesh i shtypur dhe të luftosh për liri e pavarësi kundër një agresori brutal...
Burimi:
syri.net