Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve/ Vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në Krujë, ndërhyrje nga ajri

Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve/ Vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në Krujë, ndërhyrje nga ajri

Në Krujë vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri të favorizuara nga era, ndërsa terreni e vështirëson ndërhyrjen nga toka. Ende aktive mbetet edhe vatra në fshatin Halil, ku ndërhyrja po kryhet nga ajri dhe toka. Helikopterët e Forcave Ajrore vijojnë operacionin për shuarjen e flakëve, ndërsa terreni i thyer e vështirëson ndjeshëm punën e forcave në tokë. Ndërkohë, sipas Prefekturës së Durrësit, vatra në Krastë por vihet nën kontroll, por forcat ndodhen në terren të ndara në dy grupe. Në Krastë, në zonën e Zidollit, gjatë ditës së sotme janë angazhuar rreth 50 efektivë të Forcave të Armatosura, së bashku me zjarrfikësit dhe strukturat e emergjencave civile për të shuar zjarrin që natën e kaluar u vu përkohësisht nën kontroll. Forcat në terren vijojnë...