Arrestohet biznesmeni italian/ Dyshohet se porositi atentatin me eksploziv ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci

Arrestohet biznesmeni italian/ Dyshohet se porositi atentatin me eksploziv ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci

Valter Lavitola dhe Sigfrido Ranucci ITALI- Biznesmeni dhe ish-gazetari italian Valter Lavitola është arrestuar për atentatin me eksploziv ndaj gazetarit investigativ Sigfrido Ranucci, drejtuesit të emisionit të njohur të RAI-t, “Report”. Sipas mediave italiane, masa e arrestit është lëshuar nga Gjykata e Romës në kuadër të hetimeve të Prokurorisë, e cila dyshon se biznesmeni ka organizuar sulmin ndaj gazetarit. Sipas hetuesve, Lavitola dyshohet se ka ideuar planin dhe ia ka besuar bashkëpunëtorit të tij, Klesio Gomez Tavares, detyrën për të gjetur personat që do të kryenin atentatin dhe për të siguruar lëndën shpërthyese. Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2025, pranë banesës së Ranuccit në Pomezia, në zonën e Romës. Eksplozivi shkaktoi dëme, ndërsa gazetari nuk mbeti i lënduar. Katër persona të tjerë, të dyshuar si...