Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos tarifa për anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit

Tronditet tregu global i energjisë, Irani vendos tarifa për anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit

Irani planifikon të vendosë tarifa për anijet tregtare që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme iraniane, në një kohë kur tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit mbeten të larta. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, deklaroi se Teherani po bashkëpunon me Omanin për krijimin e mekanizmave që lidhen me sigurinë detare, mbrojtjen e mjedisit dhe luftën kundër krimit në det. Sipas tij, tarifat nuk do të vendosen thjesht si pagesë për të drejtën e kalimit, por do të lidhen me shërbimet detare që u ofrohen anijeve gjatë kalimit në ngushticë. Çështja është veçanërisht e ndjeshme për shkak të përshkallëzimit të konfliktit...