“Na rrënoi ekonominë”/ Flakët shkrumbuan ullishtet, banorët e Koilaçit: Zjarri shkatërroi gjithçka
Në fshatin Koilaç të Mallakastrës, zjarri i së shtunës ka shkatërruar dhjetëra hektarë me ullinj, vreshta dhe pemëtari. Banorët tregojnë se flakët përpinë çdo gjë që gjenin përpara. Ata thonë se zjarret fatmirësisht nuk lënduan njerëz, por u shkatërruan ekonomitë e tyre familjare. Mbi 50 hektarë tokë me ullishte, vreshta, sera diellore dhe pemëtari janë përfshirë nga flakët në fshatin Koilac të Mallakastrës. Ky është bilanci paraprak i dëmeve të shkaktuara nga zjarri i dy ditëve më parë, i cili për pak orë rrezikoi edhe banesat e fshatit. Zjarri nisi rreth orës 14:00 të së shtunës, në periferi të fshatit. Të favorizuara nga era e fortë, flakët u përhapën me shpejtësi, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha me ullishte, vreshta, sera dhe pemë frutore. “Ora ishte...
Burimi:
sot.com.al