Fruthi në rritje në Kosovë, regjistrohen 112 raste, 50 raste të reja në vetëm një muaj
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për 13 raste të reja të fruthit gjatë javës së fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në Kosovë ka arritur në 112. Sipas IKSHPK-së, shqetësues mbetet ritmi i rritjes së rasteve, veçanërisht gjatë një periudhe të shkurtër kohore. Më 10 korrik në Kosovë ishin raportuar gjithsej 62 raste, ndërsa deri më 10 gusht janë regjistruar edhe 50 raste të reja, duke e çuar numrin total në 112 raste të fruthit. Sipas shpërndarjes territoriale, numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë, me 37 raste. Pas saj renditet Fushë-Kosova me 29 raste, ndërsa Ferizaj ka 12 raste. Rastet janë raportuar edhe në komunat e tjera. Në Kaçanik janë regjistruar shtatë raste,...
Burimi:
syri.net