Divjakë/ Banorët vijojnë për të 11-tën ditë protestën kundër bashkimit me Lushnjën

Divjakë/ Banorët vijojnë për të 11-tën ditë protestën kundër bashkimit me Lushnjën

Banorët e Divjakës kanë vijuar edhe mbrëmjen e së hënës protestën kundër projektit për bashkimin e Bashkisë Divjakë me atë të Lushnjës. Pavarësisht ditës së pushimit, qytetarët kanë dalë sërish në rrugë, duke kërkuar që Divjaka të ruhet si njësi e veçantë e pushtetit vendor. Në të njëjtën kohë, vijon mbledhja e firmave për peticionin që pritet t’u dërgohet institucioneve shtetërore. Banorët shprehen të vendosur ta vijojnë protestën deri në tërheqjen e projektit për shkrirjen e Bashkisë Divjakë.