Vijon beteja me flakët në lagjen ‘Boje’ të Krujës/ Kreu i PD, Aulon Kalaja: Rrezikohen banesat…
Kryetari i PD-së Aulon Kalaja ka paralajmëruar një natë të vështirë për banorët e Krujës, por më shumë për ato të lagjes ‘Boje’. Kalaja ka bërë publik faktin se, helikopterët që janë të angazhuar në shuarjen e zjarreve janë larguar, pasi nuk punojnë dot natën. ‘Ky është momenti, është ora diku te 20:00 dhe në këto momente e mbrapa, pasi ky ujë të hidhet tani në Krujë, në lagjen Boje, pra tek pyjet që rrethojnë lagjen Boje, ata do largohen drejt Tiranës për t'u kthyer në orën 6 të mëngjesit.’, thotë Aulon Kalaja. Reagimi i kryetarit të PD- së Krujës, Aulon Kalaja: Shikoni të nderuar miq se po e ndjekim hapa pas hapi momentin kur helikopterët po largohen nga qyteti i Krujës, nga lagjja Boje....
Burimi:
syri.net