Nga sherri për një ‘mikeshë’ te arma në thes, dëshmia që zbardh minutat para vrasjes së Johan Zukos

Nga sherri për një ‘mikeshë’ te arma në thes, dëshmia që zbardh minutat para vrasjes së Johan Zukos

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në lagjen nr.14 të Korçës. Në dëshminë e dhënë para policisë, autori i dyshuar ka rrëfyer me detaje konfliktin me Zukon dhe momentet që paraprinë krimin. Sipas dëshmisë që ka siguruar gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, gjithçka ka nisur rreth dy javë më parë, kur ai dhe viktima kanë pasur një konflikt verbal. Në foto, viktima (Johan Zuko) Shkak, sipas tij, ka qenë ngacmimi i një vajze që ai e kishte mikeshë. I riu deklaron se i kishte kërkuar Zukos të mos e ngacmonte më dhe gjatë debatit e kishte goditur një herë me pëllëmbë. Më 8 gusht, rreth mesditës, autori rrëfen se ndodhej i vetëm në trotuarin...