Meta prezanton modelin IA me funksione edhe në PC

Meta prezanton modelin IA me funksione edhe në PC

Kompania Meta ka prezantuar një model të ri të inteligjencës artificiale (IA), i cili mund të funksionojë edhe në një kompjuter personal (PC), ndërsa drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg bëri thirrje për më pak kufizime ndaj inteligjencës artificiale me burim të hapur. Zuckerberg deklaroi se Meta do të publikojë peshat e modelit të ri, duke u mundësuar përdoruesve ta shkarkojnë dhe ta përdorin teknologjinë. Kompania do të prezantojë gjithashtu një kategori të re modelesh open source të krijuara për të funksionuar në laptopë, pa pasur nevojë për infrastrukturë të madhe të kompanive teknologjike. Në një ese të gjatë të publikuar nga Meta, Zuckerberg argumentoi se inteligjenca artificiale shumë e avancuar nuk duhet të përqendrohet vetëm në duart e kompanive dhe qeverive. Sipas tij, ajo duhet të...