‘Mokra n’Fest’, promovim i traditës dhe kulturës
Edicioni i shtatë i festivalit “Mokra n’Fest” promovoi traditat, kulturën, trashëgiminë dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, në një aktivitet që mblodhi banorë dhe vizitorë nga zona të ndryshme të vendit. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aktivitet që e ktheu Mokrën në një hapësirë të promovimit të vlerave kulturore dhe të traditave të trashëguara brez pas brezi. Në qendër të këtij edicioni ishin historia dhe trashëgimia e Mokrës, peizazhet natyrore, dollia tradicionale, gatimet karakteristike, punimet artizanale, këngët dhe vallet popullore. Një pjesë e veçantë e festivalit ishte prezantimi i kulinarisë tradicionale të zonës, me gatime të përgatitura nga gratë e Mokrës, duke përcjellë te vizitorët shijet dhe traditat e kuzhinës vendase. Programi i festivalit përfshiu gjithashtu aktivitete sportive dhe artistike, mes tyre...
Burimi:
kultplus.com