Gonxhja: Eventet dhe aktivitetet kulturore ndikojnë në ecurinë e sezonit turistik
Sezoni turistik në Shqipëri vijon të shoqërohet me zhvillime të ndryshme gjatë muajve të verës, ku krahas numrit të vizitorëve, ndikim në ecurinë e tij kanë edhe aktivitetet, eventet dhe programet kulturore të zhvilluara në vend. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vlerëson rolin e eventeve dhe aktiviteteve kulturore si faktorë, që ndikojnë në zhvillimin e turizmit dhe në krijimin e një oferte më të larmishme për vizitorët. “Ekonomia e eventeve shpëton shifrat e turizmit dhe përmirëson ecurinë e sezonit, duke kthyer trendin pozitiv! Në korrik 2026, Shqipëria u vizitua nga 1,955,099 vizitorë të huaj, kundrejt 1,825,490 vizitorëve në korrik 2025. Kjo përfaqëson një shtesë prej 129,609 vizitorësh, ose një rritje prej rreth 7,1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar....
Burimi:
sot.com.al