“Bashkia nuk duhet të preket”/ Protestat kundër reformës territoriale, banorët e Dimalit shprehen të vendosur

“Bashkia nuk duhet të preket”/ Protestat kundër reformës territoriale, banorët e Dimalit shprehen të vendosur

Reforma territoriale, që fshin nga harta e bashkive Bashkinë e Dimalit, ka nxjerrë edhe sot në shesh për të protestuar banorët e Dimalit. Me moton “Dimali mbetet Dimal. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, banorët e Bashkisë Dimal kanë kërkuar që qeveria të mos e prekë këtë bashki. Sipas banorëve, Dimali ka ekzistuar që prej shek. V p.e.s. dhe është një bashki me histori, tradita dhe potencial të lartë ekonomik. Banorët i bëjnë thirrje Ramës që të mos e prekë Bashkinë Dimal, emrin e të cilës e ndryshoi ai vetë në vitin 2015 (nga Ura Vajgurore në Dimal), me vendimin nr. 34 të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas banorëve, bashkimi i Dimalit me Beratin do të ndikojë negativisht jo vetëm në marrjen e shërbimeve të nevojshme...