“Kulla me para të pista dhe popull në varfëri”/ E reja nga Franca: Kjo është Shqipëria
Një fjalim prekës dhe plot akuza ndaj gjendjes sociale e ekonomike në vend ka përcjellë para godinës së Kryeministrisë Flutura Kasa, me origjinë nga Kavaja, e cila ushtron detyrën si nënkryetare bashkie në Francë. Kasa u shpreh se ndonëse jeton dhe shërben si zyrtare e pushtetit lokal në Francë, sa herë kthehet në atdhe përballet me mungesën e kushteve më minimale jetësore për bashkëpatriotët e saj: “Jam Flutura Kasa, e lindur në Kavajë. Jetoj në Francë dhe jam nënkryetare bashkie atje. E njoh pak politikën dhe jap çdo gjë nga vetja për qytetarët atje, por sa herë kthehem këtu zemra më rrjedh gjak kur shoh që populli im vuan në këtë mënyrë. E kam prekur vetë me dorë atë që ju kaloni çdo ditë: në...
Burimi:
sot.com.al