“Këtu pushteti shihet si ‘kap çfarë të kapësh’”/ I riu nga protesta: U mbush kupa

“Këtu pushteti shihet si ‘kap çfarë të kapësh’”/ I riu nga protesta: U mbush kupa

Një i ri që mori fjalën gjatë protestës para godinës së Kryeministrisë ka lëshuar akuza të forta ndaj klasës politike, duke vënë në dukje hendekun e madh mes luksit të pushtetarëve dhe vuajtjeve të përditshme të qytetarëve shqiptarë. I riu theksoi se indiferenca e politikanëve vjen nga komoditeti i të qenit pafundësisht në pushtet, ndërsa propozoi vendosjen e kufizimit të mandateve sipas modeleve demokratike: “Politikanët tanë bëjnë blogerin, postojnë foto nga plazhet, pinë verë të shtrenjtë dhe ka qindra mijëra shqiptarë që nuk dinë si do shtyjnë muajin, vuajnë në shëndetësi, drejtësi, arsim. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh kur politikanët bien rehat dhe thonë ‘nuk ngrihet ky popull’. Disa vende u kanë vendosur limit politikanëve, jo më shumë se dy mandate, që të mos centralizohet...