‘Zjarri po zbret drejt banesave’/ Aulon Kalaja nga terreni: Situatë kritike në Halil, flakët po përhapen me shpejtësi

‘Zjarri po zbret drejt banesave’/ Aulon Kalaja nga terreni: Situatë kritike në Halil, flakët po përhapen me shpejtësi

Situata paraqitet kritike në zonën e Halilit në Krujë, ku flakët vijojnë të përhapen gjatë natës dhe po afrohen rrezikshëm pranë banesave. Kreu i PD-së së Krujës, Aulon Kalaja, ka raportuar nga terreni, duke paralajmëruar se riaktivizimi i vatrave, i favorizuar nga era, po përhap zjarrin me shpejtësi. Kalaja ngre shqetësimin për banesat e banuara dhe zonën pranë varrezave, ndërsa u bën thirrje forcave në terren për ndërhyrje të menjëhershme, pasi flakët vijojnë të krijojnë vatra të reja. Kalaja: Jemi dhe një herë tjetër në Halil. Kjo që po shikoni këtu që po e përpijnë flakët tani është kodra e Selimëve. Në këto momente që flasim, e gjithë frika e madhe është që ky zjarr të mos zbresë poshtë që po avancon. Kur isha më...