FOTO/ “Nuk e mendova dy herë”- Shqiptari hero, zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

FOTO/ “Nuk e mendova dy herë”- Shqiptari hero, zhytet në ujërat e oqeanit në SHBA dhe shpëton të moshuarin: Në raste të tilla…

Një shqiptar në New Jersey është bërë protagonist i një akti heroik, duke ndihmuar në shpëtimin e një 70-vjeçari që rrezikonte të mbytej në ujërat e oqeanit. Xhemo (Xhemal) Lanica rrëfen momentet e vështira të ndërhyrjes dhe mënyrën se si, së bashku me disa shpëtimtarë të plazhit, arritën ta nxirrnin në breg personin që ishte në rrezik. Lanica, me origjinë nga Ulqini dhe prej shtatë vitesh emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon se nuk u mendua dy herë kur pa se jeta e personit ishte në rrezik. I rritur pranë detit, ai thotë se eksperienca e tij e ndihmoi të përballej me situatën, edhe pse rrymat e forta të oqeanit dhe pesha e personit e bënë ndërhyrjen veçanërisht të vështirë. Pas pak çastesh,...