A duhet të futesh në ujë menjëherë sapo keni ngrënë ushqim?

A duhet të futesh në ujë menjëherë sapo keni ngrënë ushqim?

Disa njerëz janë rritur me një këshillë që e kemi dëgjuar vazhdimisht, aq sa kemi përfunduar duke e konsideruar të mirëqenë: “Mos shko në det pasi ke ngrënë, prit derisa të tretësh ushqimin.” Në versionin më strikt të kësaj këshille, thuhej madje se duhet të prisnim tre orë përpara se të futeshim në ujë. Por a ka ardhur koha që ta rishqyrtojmë këtë këshillë? Ekspertët e cituar nga Washington Post shpjegojnë se bëhet fjalë për një mit, të cilin të dhënat shkencore nuk e mbështesin. Supozimi se notimi me stomak bosh apo pas ushqimit rrit rrezikun e mbytjes nuk mbështetet nga prova shkencore. Sipas një prej argumenteve që shoqëron këtë mit, pas ushqimit gjaku drejtohet nga muskujt drejt sistemit gastrointestinal, për të ndihmuar metabolizmin. Si...