Operacion masiv në Krujë, 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara

Operacion masiv në Krujë, 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara

Situata e zjarreve në Krujë vijon të jetë problematike, ndërsa flakët rrezikojnë të zbresin drejt zonës së Halilit, duke kërcënuar edhe disa banesa. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe Emergjencat Civile, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Ndërhyrja nga toka paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe malor. Për këtë arsye, gjatë ditës operacioni është mbështetur edhe nga ajri, me helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili ka ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në zonat më të vështira për t’u aksesuar. Në Krujë ka qenë i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili ka inspektuar nga afër situatën dhe punën e forcave të angazhuara në terren....