Protesta e 72-të në Tiranë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: ‘Rama, jep dorëheqjen’

Protesta e 72-të në Tiranë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: ‘Rama, jep dorëheqjen’

Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, në ditën e 72-të radhazi të protestës kombëtare kundër qeverisë. Pas disa orësh fjalimesh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kanë vijuar tubimin me marshimin e organizuar nëpër kryeqytet. Një numër i madh qytetarësh janë nisur në rrugët e Tiranës, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Edhe këtë mbrëmje, itinerari i marshimit është i ndryshëm, duke përshkuar rrugë të ndryshme të kryeqytetit, në vijim të protestave të ditëve të mëparshme. Protesta e 72-të është karakterizuar nga një pjesëmarrje e konsiderueshme e qytetarëve, të cilët kanë vijuar aksionin e tyre në rrugët e Tiranës.