“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, në një intervistë për gazetarin e njohur Arbër Vllahiu, deklaroi se ka ekzistuar një plan i qartë për ndarjen e Maqedonisë. Ahmeti, në intervistën për televizionin 21 deklaroi se ky plan ka ardhur para marrëveshjes së Ohrit nga aktorë të rëndësishëm politikë si shqiptarë apo edhe maqedonas. Ahmeti theksoi se si atij ashtu edhe dy politikanëve kryesorë të Shqipërisë, Fatos Nanos e Sali Berishës i ishte dërguar një plan për ndarjen e Maqedonisë në baza etnike. Sipas kreut të BDI, si Fatos Nano ashtu edhe Sali Berisha e kanë refuzuar ndarjen e Maqedonisë në baza etnike. Duke qenë kështu në një plan me SHBA dhe vendet e Perëndimit që e kanë refuzu ndarjen. Ali Ahmeti i ftuar...