Përplasje Tiranë-Beograd për lumin Ibër, Vuçiç: Është çështje e brendshme e Serbisë

Përplasje Tiranë-Beograd për lumin Ibër, Vuçiç: Është çështje e brendshme e Serbisë

Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish për debatin që ka shkaktuar deklarata e tij mbi mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Në një prononcim për RTS, kreu i shtetit serb e ka cilësuar çështjen si një vendimmarrje të brendshme të Serbisë, duke vënë në pikëpyetje përfshirjen e Shqipërisë në këtë debat. Vuçiç ka komentuar edhe reagimin e Tiranës, e cila i është drejtuar Brukselit pas deklaratave për lumin Ibër dhe njoftimit për ngritjen e një grupi pune. Presidenti serb ka lidhur këtë reagim me zhvillimet politike dhe situatën e komunitetit serb në Kosovë, duke hedhur akuza ndaj institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare. Sipas Vuçiç, institucionet në Kosovë, në bashkëpunim me faktorë ndërkombëtarë, po ndërmarrin veprime që, sipas tij, synojnë dobësimin e...