Banorët e Cërrikut firmosin peticionin: Nuk pranojmë bashkimin me Elbasanin dhe Belshin!
Banorë të shumtë të Cërrikut janë mbledhur pasditen e sotme në sheshin kryesor të qytetit, ku kanë firmosur një peticion kundër reformës së re administrativo-territoriale, e cila parashikon bashkimin e Bashkisë Cërrik me Bashkinë e Belshit dhe atë të Elbasanit. Qytetarët shprehen se do ta vijojnë qëndrimin e tyre kundërshtues deri në një rishikim të vendimit, duke kërkuar që përpara çdo ndryshimi të merret edhe mendimi i banorëve përmes një procesi të konsultimit publik. Një pjesë e qytetarëve shprehen të zhgënjyer me vendimin e qeverisë, duke thënë se ndër vite i kanë besuar Partisë Socialiste. Sipas tyre, bashkimi i Cërrikut me Elbasanin do t’ua vështirësojë ndjeshëm jetën, pasi për shërbime, dokumente apo problematika të ndryshme do të duhet t’i drejtohen Bashkisë së Elbasanit. Banorët argumentojnë...
Burimi:
gijotina.com