Protestë në Orikum kundër reformës territoriale: Duam bashkinë tonë!

Protestë në Orikum kundër reformës territoriale: Duam bashkinë tonë!

Qytetarët e Orikumit kanë dalë në protestë për të kërkuar rikthimin e bashkisë së tyre, status që ka qenë përpara reformës administrativo-territoriale të vitit 2014. Protestuesit kundërshtojnë ndarjen aktuale administrative dhe kërkojnë që Orikumi të rikthehet në njësi të pavarur vendore, me administratë dhe buxhetin e vet. Aktualisht, Orikumi funksionon si njësi administrative në varësi të Bashkisë Vlorë. Me protestën e sotme, Orikumi i bashkohet edhe 15 bashkive të tjera që kanë kundërshtuar ndarjen e re administrativo-territoriale të propozuar nga mazhoranca.