“Kryeministri të japë dorëheqje”/ Bashkëshortja e poetit të ekzekutuar fjalim në protestë: Komunizmi më la pa familje..

“Kryeministri të japë dorëheqje”/ Bashkëshortja e poetit të ekzekutuar fjalim në protestë: Komunizmi më la pa familje..

Në protestën e 72-të, ka mbajtur fjalën edhe Lavdie Nela, ish-e burgosur politike gjatë regjimit komunist, e cila ka sjellë në vëmendje historinë e saj dhe të bashkëshortit të saj, poetit Havzi Nela. Duke iu drejtuar të rinjve të pranishëm në protestë, Nela tha se është dënuar me 10 vite burg gjatë regjimit të Enver Hoxhës, ndërsa bashkëshorti i saj, Havzi Nela, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe më pas është ekzekutuar. Ajo u shpreh se “priste nga Rama qe te kerkonte falje, por nuk e beri”. “Të nderuar të rinj dhe të reja. Unë jam Lavdie Nela, ish e burgosura politike e regjimit të Enver Hoxhës. U dënova me 10 vjet burg, dhe im shoq për gjithë jetën, duke vuajtur dënimin në Spaç...