Rrezikoi pushuesit/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, ndëshkohet me 500 000 lekë të rinj drejtuesi

Rrezikoi pushuesit/ Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, ndëshkohet me 500 000 lekë të rinj drejtuesi

Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar me 500 mijë lekë të rinj gjobë, pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë në zonën e plazhit në Ksamil, duke rrezikuar pushuesit. Ngjarja është konstatuar gjatë patrullimit të shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në sektorin detar të Ksamilit. Sipas policisë, efektivët kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski që kishte hyrë brenda perimetrit të përcaktuar të sigurisë, në një zonë ku ndodheshin pushues. Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues është bllokuar, ndërsa drejtuesi është ndëshkuar me masë administrative në vlerën 500 mijë lekë të rinj. “Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë me intensitet kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave...