Llogaritë e shtatorit

Llogaritë e shtatorit

Nga Skënder Minxhozi/   Në fund plazhi fitoi mbi protestën. Siç pritej, sezoni i pushimeve doli më i fortë se kauza non stop e disa qindra protestuesve që vazhdojnë të kërkojnë kokën e Edi Ramës, megjithëse aq sa janë nuk ja dalin të shkarkojnë as drejtorin e ujësjellësit të Tiranës. Lista ultimative e kërkesave të tyre nuk ka lëvizur, megjithëse njolla e njerëzve që lëviz çdo pasdite në bulevardin e Tiranës vijon të tkurret. Edhe premtimi për të futur në burg jo një, por të dy protagonistët e politikës shqiptare vijon të jetë slogani kryesor i ecejakeve nëpër qytet, megjithëse tashmë ai është kthyer në një meme që nuk e besojnë më as vetë ata që e bërtasin me zë të lartë. Në podiumin e...