Riktheni Bordin e karburanteve!
Në Shqipëri po ndodh diçka që nuk mund të kalojë më si një “luhatje normale e tregut”. Çmimi i karburanteve ka hyrë në një spirale të rrezikshme rritjeje, ndërsa institucionet që duhet të garantojnë konkurrencën dhe të mbrojnë konsumatorin duket se kanë zgjedhur heshtjen. Rastësisht apo jo, kjo valë shtrenjtimi nisi menjëherë pasi qeveria vendosi të shkrijë Bordin e Transparencës. Për vite me radhë ky mekanizëm u kritikua nga opozita dhe ekspertë të ndryshëm, por faktet e javëve të fundit tregojnë se mungesa e tij ka lënë tregun pa asnjë filtër kontrolli. Sot nafta po shitet deri në 218 lekë për litër, plot 40 lekë më shumë se çmimi i fundit tavan prej 176 lekësh që kishte vendosur Bordi përpara se të shpërbëhej. Një argument...
Burimi:
javanews.al