Kriza në Kosovë, egoizmi primitiv që plagos Republikën

Kriza në Kosovë, egoizmi primitiv që plagos Republikën

Nga Lorenc Vangjeli Kaluan vetëm 17 vjet nga dita kur kryeministri Hashim Thaçi shpalli krijimin e Republikës së Kosovës, kur shteti më i ri në Evropë hyri në një cikël të lig krize. Duke nisur me shkurtin e vitit të shkuar, janë zhvilluar tre herë zgjedhje të përgjithshme; komandanti çlirimitar është nën akuzë penale për krime lufte, kurse një nga akuzatorët e tij kryesorë politikë dhe kundërshtar i tij bashkë me gjithë klasën politike në vend, kanë prodhuar ngërçin më të rëndë institucional në vend dhe një qeverisje pa legjitimitet të plotë politik. Vullneti i votuesit kosovar i ka besuar tre herë rresht qeverisjen e vendit Albin Kurtit, kryeministrit “Ncuk, ncuk”, por duke e kushtëzuar atë për ndarjen e pushteteve të tjera me opozitën. Presidentin...