Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zhvillohen më 18 ose 25 tetor, ndërsa data përfundimtare pritet të konfirmohet në ditët në vijim. “Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 18 ose 25 tetor. Data e saktë do të dihet në ditët në vijim”, deklaroi Vuçiç gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv. Zgjedhjet parlamentare në Serbi ishin parashikuar fillimisht të zhvilloheshin në dhjetor të vitit 2027. Njoftimi i Vuçiçit shënon herën e parë që presidenti serb përcakton data konkrete për zgjedhjet e parakohshme. Vuçiç tha gjithashtu se në njërën listë zgjedhore do të jetë Partia Progresive Serbe, në pushtet, ndërsa në listën tjetër do të përfshihen të gjitha alternativat e tjera politike. Më 27 qershor, Vuçiç kishte deklaruar...
Burimi:
javanews.al