Aksident fatal në Durrës, drejtuesi i automjeti përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe arratiset
Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Shkozet-Shijak, në zonën e Rrashbullit, në Durrës. Rreth orës 06:15, një automjet ka përplasur një 32-vjeçar që po lëvizte me biçikletë. Përplasja ka qenë fatale për të riun, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij. Njoftimi i policisë: Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi...
Burimi:
gijotina.com