Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

Zjarri mbi Dukat merr përmasa më të mëdha, flakët përhapen me shpejtësi drejt malit të Çikës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë që prej mbrëmje së djeshme një zonë me shkurre dhe bimësi në Dukat të Vlorës. Zjarri ka nisur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme, fillimisht në katër vatra. Gjatë natës, flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme në drejtim të malit të Çikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në terren rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe kanë nisur menjëherë punën për izolimin e vatrave. Në operacion janë angazhuar edhe rreth 40 efektivë të Forcave të Armatosura, nën drejtimin e strukturave të Emergjencave Civile. Nga distanca, përmasat e zjarrit duken të mëdha, ndërsa flakët vijojnë të përhapen në terrenin malor. Operacioni i shuarjes paraqet vështirësi për shkak të terrenit të thyer dhe pritet të zgjasë për disa orë. Ekipet në terren duhet...