Korrupsion e pastrim parash/ Si u shpërbë ‘rrjeti i OJQ-ve’ të Ajola Xoxes pas arrestimit të Erion Veliaj

Korrupsion e pastrim parash/ Si u shpërbë ‘rrjeti i OJQ-ve’ të Ajola Xoxes pas arrestimit të Erion Veliaj

Erald Simixhiu, një familjar i afërt i Ajola Xoxes, vendosi në mesin e këtij gushti që të mbyllë kompaninë e tij, “Arts Lab”, pasi u përfshi në listën e të të pandehurve mes një grupi personash, ndër të cilët kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa biznesmenë. Studioja artistike e Simixhiut akuzohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) se ka shërbyer si mbulesë për aktivitete të organizuara fiktivisht nga Xoxa, me qëllim pastrim e parave që kishin si origjinë bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga bashkëshorti i saj. “Arts Lab” nuk është e para që pësoi “tronditje” pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, në shkurt 2025. Më herët, pezulloi aktivitetin “Nan Gallery”, një tjetër subjekt i kontrolluar nga Ajola Xoxa dhe që akuzohet se...