‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

‘Kronika e zezë dominoi turizmin’/ Balliu: Në fund të sezonit, po numërohen vrasjet, atentatet dhe shpërthimet

Teksa sezoni turistik po i afrohet fundit, deputeti i PD, Klevis Balliu ngre shqetësimin se vëmendja publike nuk po përqendrohet te numri i turistëve dhe të ardhurat e gjeneruara, por te ngjarjet kriminale të regjistruara gjatë sezonit. Sipas Balliut, vrasjet, atentatet dhe shpërthimet kanë dominuar kronikat e turizmit, duke e paraqitur Shqipërinë si një destinacion të pasigurt. Balliu e lidh këtë situatë me depërtimin e krimit në struktura të ndryshme, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Rama se nuk kanë garantuar sigurinë e nevojshme për një turizëm të qëndrueshëm. Reagimi i plotë: Tani që vera po mbyllet, normalisht duhet të flisnim për shifrat e turizmit: sa turistë erdhën dhe sa të ardhura u gjeneruan. Ndërkohë, shifrat që lidhen me turizmin në Shqipëri po dominohen nga kronika...