Himni shqiptar ‘u harrua’ në Pustes, Ministria e Jashtme: U shkel protokolli, simboli kombëtar s’duhet të jetë çështje politike

Himni shqiptar ‘u harrua’ në Pustes, Ministria e Jashtme: U shkel protokolli, simboli kombëtar s’duhet të jetë çështje politike

pamje nga festivali Folklorik Maqedonas i zhvilluar në Pustec TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, MEPJ, ka reaguar për mospërfshirjen e Himnit Kombëtar Shqiptar gjatë një aktiviteti kulturor të zhvilluar ditën e djeshme në Pustec, ku i pranishëm ishte Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Kryetari i Bashkisë, Pali Kolefski. Konkretisht në fillim të Festivalit Folklorik Maqedonas organizatorët kanë ekzekutuar vetëm himnin maqedonas, duke anashkaluar plotësisht luajtjen e himnit kombëtar shqiptar. Ministria e Jashtme ka shprehur keqardhje për incidentin dhe deklaron se mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e mirësjelljes dhe protokollit, pasi ka pasur prezencë të përfaqësuesve të lartë si kryeministri i RMV dhe të zgjedhurit vendorë. MEPJ thkeson se respekti për simbolet kombëtare...