Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

Ka nisur pelegrinazhi tradicional në malin e Tomorrit, ku mijëra besimtarë bektashinj nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës janë nisur drejt Teqesë së Kulmakut për të marrë pjesë në festën e Baba Tomorrit. Festa tradicionale zhvillohet nga 20 deri më 25 gusht dhe përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore, kulturore dhe tradicionale për komunitetin bektashi. Gjatë këtyre ditëve, mali i Tomorrit kthehet në një destinacion të madh pelegrinazhi, me besimtarë që qëndrojnë për disa ditë në zonë, ngrenë çadrat dhe marrin pjesë në ceremonitë fetare. Fluksi i madh i pelegrinëve ka sjellë edhe ngarkesë të shtuar në rrugët që të çojnë drejt malit të Tomorrit. Qindra automjete kanë krijuar trafik dhe vështirësi në qarkullim. Për shkak të numrit të madh të...