“Vizitoni shtegun epik të Ballkanit”, CNN Travel: Një nga mrekullitë e fundit të virgjëra të Europës…
A keni menduar ndonjëherë të hani mëngjesin në Shqipëri, të drekoni në Mal të Zi dhe ta mbyllni ditën me një darkë tradicionale në Kosovë, gjithçka përmes një ecjeje të vetme? Ky nuk është skenar filmik, por realiteti i shtegut “Majat e Ballkanit”, një itinerar rrethor prej rreth 193 kilometrash që gjarpëron mes majave të thepisura të Bjeshkëve të Namuna. Ky shteg prej rreth 193 kilometrash, që gjarpëron mes majave të thepisura të Alpeve Shqiptare, është kthyer në një ndër destinacionet më të lakmuara të botës për aventurierët. Rrugëtimi 10-ditor përshkon Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, duke nisur në Shqipëri nga Thethi për të vijuar në Valbonë, Çerem e Dobërdol. CNN Travel e ka cilësuar këtë zonë si “shkretëtira e fundit e madhe e...
Burimi:
javanews.al