Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare objektiv i merkatos, Ismajli në ‘radarët’ e klubit të Serisë A
Ardian Ismajli është kthyer në një objektiv të Udinezes në këtë fazë të merkatos së verës. Klubi friulan po kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes pas largimit të Thomas Kristensen drejt Atalantës dhe ka piketuar mbrojtësin shqiptar të Torinos si një nga alternativat kryesore. Sipas raportimeve nga Sky Sport, Udineze ka nisur të interesohet konkretisht për Ismajlin dhe pritet të hapë së shpejti bisedimet me Torinon për të vlerësuar mundësinë e transferimit. Mbrojtësi 30-vjeçar, është një futbollist me eksperiencë në Serie A dhe shihet si një përforcim i gatshëm për trajnerin Kosta Runjaic. Në Torino, megjithatë, situata e tij ka ndryshuar pas afrimeve të fundit të Pietro Komuzos dhe Komert, ndërsa Saul Koko vijon të jetë pjesë e planeve të trajnerit Abate. Për momentin, Ismajli...
Burimi:
javanews.al