VIDEO/ Cmenduri! Talenti i Shqipërisë U-19 tërheq vëmendjen e madhe, i shënoi 5 gola Bayern Munchen

VIDEO/ Cmenduri! Talenti i Shqipërisë U-19 tërheq vëmendjen e madhe, i shënoi 5 gola Bayern Munchen

Një paraqitje spektakolare ka ardhur nga talenti shqiptar Enis Redzepi, i cili ka shkëlqyer në duelin mes Bayern Munich U19 dhe VfB Stuttgart U19. Sulmuesi shqiptar shënoi plot pesë gola, duke udhëhequr Stuttgartin drejt një fitoreje të jashtëzakonshme 6-1 në transfertë. Redzepi e nisi festivalin e golave në minutën e 19-të, ndërsa vetëm në pjesën e parë realizoi edhe tre herë të tjera, në minutat 28, 35 dhe 42. Pas pushimit, sulmuesi shqiptar kompletoi pesëshen e tij në minutën e 50-të, duke vulosur një nga paraqitjet më mbresëlënëse të karrierës së tij në nivelet e të rinjve. Bayern arriti të shënonte vetëm një gol, ndërsa Stuttgart realizoi edhe një herë tjetër në minutat shtesë për të fiksuar rezultatin përfundimtar 6-1. Paraqitja e Redzepit është veçanërisht...