Emri/ Plagosje me armë zjarri në lagjen “Rus” të Shkodrës
Një plagosje me armë zjarri është shënuar në lagjen “Rus” në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Vladimor Bruçi. Njoftimi i Policisë: Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta. Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
gijotina.com