Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra

Saimir Korreshi denoncon situatën me mbetjet urbane: Paratë na i ‘rruajti’ inceneratori, por nuk ka cep të Lushnjes pa plehra

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, denoncon situatën alarmante të mbetjeve në Lushnje, duke treguar pirgje plehrash, goma dhe mbetje pranë ish-fabrikës së letrës në Karbunarë. Ai akuzon qeverinë për dështim në menaxhimin e mbetjeve dhe ngre dyshime për abuzime me tonazhet dhe pagesat, ndërsa qyteti vijon të përballet me plehrat në çdo cep. “Ish-fabrika e letrës. Karbunara, e para. Urdhëro! Si mund të mungonte këtu dhe këtu një landfill, një vend grumbullimi mbetjesh, plehrash? Goma, plehra, të hedhura, sa të duash. Ja edhe kjo mbrapa andej. Mund të mungonte këtu? S’mund të mungonte. Se nuk ka cep të Lushnjes që nuk e kanë mbytur plehrat. I shikoni, këto janë oxhaqet, gërmadhat, rrënojat, dhe meqë janë rrënoja ne mund t’i lëmë lehtësisht dhe plehrat. Kështu është...