Tension në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Maliqit, socialistët braktisin sallën! I moshuari ‘kërcënon’ t’i godasë me shkop
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Maliqit paraditen e kësaj të enjteje për Reformën Territoriale është shoqëruar me tensione dhe debate, ndërsa të majtët braktisën sallën. Mbledhja, e thirrur nga opozita, nisi rreth orës 10:00 dhe zgjati rreth 20 minuta. Në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak të Maliqit, i cili më pas do t’i përcillej Kuvendit, në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale. Grupi i këshilltarëve të majtë tha se nuk do të shpreheshin me një vendimmarrje për propozimin që duhet t’i dërgohet Parlamentit. Pas kësaj, kryetari i Këshillit Bashkiak deklaroi mbylljen e mbledhjes, duke shkaktuar reagime nga këshilltarët e opozitës dhe qytetarët e pranishëm. Ndërkohë një i moshuar shihet i revoltuar për mbylljen e mbledhjes, ndërsa...
Burimi:
gijotina.com