Konkurrueshmëria e ekonomisë shqiptare, Jorida Tabaku: Shqipëria po humbet garën në rajon
Nga Jorida Tabaku Shqipëria po humbet konkurrueshmërinë ndaj vendeve të rajonit — dhe, bashkë me të, garën për këtë shekull.Integrimi europian nuk është thjesht një anëtarësim që do të na zgjidhë automatikisht problemet. Ai është një garë e përditshme për investime të huaja, teknologji, eksporte, vende pune cilësore dhe rritje të qëndrueshme të të ardhurave të familjeve shqiptare.Dhe kjo garë do të bëhet gjithnjë e më e ashpër.Sot, mirëqenia materiale e familjeve shqiptare mbetet ndër më të ulëtat në rajon. Rreth 40% e buxhetit familjar shkon vetëm për ushqime dhe pije joalkoolike, ndërsa qiraja, energjia dhe kostot e banesës e rëndojnë edhe më tej jetesën.Por problemi nuk është vetëm sa pak konsumojnë familjet. Problemi është struktura e ekonomisë që duhet t’i prodhojë këto të ardhura.Të...
Burimi:
kohajone.com